Anetaresimi ne OKB Palestina nis fushate per mbeshtetje

Palestinezët nisin fushatën për sigurimin e mbështetjes më të madhe të mundshme për synimin e tyre të anëtarësimit si shtet në Kombet e Bashkuara. Kërkesa për njohjen e shtetësisë pritet të dorëzohet zyrtarisht më 20 shtator nga presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas në duart e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.
Në kuadër të këtij synimi, Abbas ka takuar anëtërët e Autoritetit Palestinez, dhe së bashku me qindra qytetarë që kanë marshuar në rrugët e Bregut Perëndimor kanë shpallur të hapur fushatën për sigurimin e mbështetjes në skenën diplomatike botërore. Mbështetësit e kërkesës për shtetësi dorëzuan një letër në zyrën e përfaqësuesit të OKB-së në Ramallah ku kërkojnë lehtësimin e rrugës për anëtarësimin e plotë të Palestinës në këtë organizatë.
Kërkesa drejt Asamblesë së përgjithshme të OKB-së ka të bëjë me njohjen e shteit të Palestinës në kufijtë që ekzistonin para Luftës Gjashtëditore në vitin 1967. Kërkesa palestineze kundërshtohet nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni thotë se do ta bllokojë planin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
I dërguari amerikan në Lindjen e Mesme, një ditë më parë u takua me presidentin Abas në një përpjekje të fundit për të parandaluar dorëzimin e kërkesës në OKB. Amerikanët janë të fokusuar në bisedimet e drejtpërdrejta dypalëshe mes palestinezëve dhe izraelitëve për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme, bisedime që aktualisht janë të ngrira.
Juli Prifti