E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superkomiteti i borxhit paneli 12 vetesh 1.2 trilion shkurtime

Anëtarët e të ashtuquajturit superkomitet të ngarkuar me detyrën e gjetjes së të paktën 1.2 trilionë dollarë shkurtime në deficitin buxhetor të Shteteve të Bashkuara realizuan takimin e parë që nga ngritja e organizmit.  Ata premtuan të rikthejnë rendin në sistemin fiskal të Amerikës.

Paneli prej 12 anëtarësh demokratë dhe republikanë të Kongresit pranuan se kanë përpara një rrugë të gjatë dhe të vështirë dhe duhet të ruajnë qetësinë për të pasur në fund një marrëveshje të drejtë.  Në përpjekjen e tyre për të reduktuar deficitin buxhetor, ata mund të përdorin shkurtimet e fondeve si dhe të propozojnë ndryshime në taksim.

Superkomiteti ka kohë deri në 23 nëntor për të arritur objektivin. Më pas, i takon Kongresit që deri më 23 dhjetor të votojë rekomandimet e panelit. Ky i fundit u ngrit pas konfliktit të rëndë për tavanin e borxhit, në fund të korrikut, që rrezikoi falimentin e qeverisë federale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›