Nju Jork, në burg banda e sulmeve me bomba
Katër veta të akuzuar për komplot, me qëllim shpërthimin e ngarkesave eksplozive në katër sinagoga të Nju Jorkut, do të përballen me gjykatën nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe të komplotit. Të katërt u arrestuan, pasi vendosën ato që i konsideronin bomba në dy sinagoga të Bronksit. Komisioneri i lartë i policisë njujorkeze, Rajmon Keli, tha dje para gazetarëve se burrat kishin ndër mend "të vinin në jetë xhihadin". Kryetari i bashkisë e përgëzoi policinë për gatishmërinë e lartë.