E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, dënim me vdekje për vrasësin e këngëtares

Një miliarder egjiptian, njëherësh ish-politikan i lartë, u dënua me vdekje në Kajro për vrasjen në vitin 2008 të këngëtares pop me origjinë nga Libani, Suzan Tamim. Miliarderi Hisham Talat Mustafa u gjykua fajtor për pagesën prej 2 milionë dollarësh në këmbim të vrasjes së këngëtares. Edhe vrasësi me pagesë, ish-polic, u dënua gjithashtu me varje. Këngëtarja e njohur pop prishi një lidhje të fshehtë me biznesmenin politikan përpara se të gjendej e vrarë me thikë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›