Sherr mes të rinjsh, policia parandalon një krim të mundshëm

Burime zyrtare nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kapja e këtyre shtetasve u bë në momentin kur ata po konfliktoheshin ashpër me tre vëllezërit Besim, Andi dhe Renato Leti, përkatësisht 21, 23 dhe 24 vjeç, banues në Bulqizë.
Në momentin e kapjes shtetasit Adrian Mzhika iu gjend me vete gjatë kontrollit një pistoletë TT model 54, së bashku me një karikator me shtatë fishekë. Nga burimet zyrtare mësohet se shkaku i sherrit ka qenë një konflikt i nisur para rreth një muaji në rrethin e Matit midis shtetasve Renato Leti dhe Armando Mehmet Hidri.
Policia sekuestroi pistoletën dhe mori ndaj shtetasit Adrian Mzhika masën e arrestit në flagrancë për veprën penale të mbajtjes së armëve të zjarrit pa leje.
/Start/E.B/
2012-03-17 19:55