Topalli: Misioni i Aleksandër Pecit bën krenar çdo shqiptar

Topalli u takua me nëntetar Aleksandër Pecin, me nënën dhe familjarët duke shprehur urimet më të mira për kthimin shëndoshë e mirë të tij pranë familjes, por edhe mes shqiptarëve.
Kryeparlamentarja falënderoi nëntetar Aleksandër Pecin personalisht, por edhe në emër të Kuvendit për kontributin e tij në kryerjen e misionit me guxim dhe heroizëm. “Kjo ngjarje është përjetuar nga të gjithë ne, nga të gjithë shqiptarët. Jemi të gjithë të lumtur për kthimin shëndoshë e mirë të nëntetar Pecit. Misioni i tij fisnik bën sot krenar çdo shqiptar. Ai përfaqësoi me heroizëm dhe guxim, flamurin shqiptar në një mision paqeruajtës, por edhe shumë të vështirë”, tha Topalli.
Nëntetar Aleksandër Peci falënderoi kryetaren e Kuvendit dhe autoritetet e tjera për mbështetjen e dhënë në të gjitha momentet e vështira, ndërsa shprehu krenarinë e tij për përfaqësimin me dinjitet të flamurit shqiptar. “Ju falënderoj për mbështetjen tuaj, jo vetëm ndaj meje, por dhe ndaj familjes së Kapiten Feti Voglit. Unë kam përfaqësuar Shqipërinë dhe flamurin dhe ndihem krenar t’i përfaqësoj prapë ato”, tha nëntetar Peci, i kthyer në Atdhe dy ditë më parë, pas një kurimi të specializuar 20-ditor në një spital amerikan në Gjermani.
/Start/E.B/
2012-03-17 18:17