Riker: Do mbështesim Maqedoninë

Ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker deklaroi sot se SHBA nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre për Maqedoninë. Ai këtë e bëri të ditur pranë komisionit parlamentar për politikë të jashtme të Parlamentit të Maqedonisë, gjatë prezantimit të prioriteteve të SHBA-ve dhe misionit të tij si ambasador i ri i SHBA-ve në Shkup.Ambasadori amerikan nënvizoi se përkrahja do të jetë e pashmangshme sidomos nëse zgjidhet për sekretare shtetërore senatorja Hilari Klinton, e cila dy herë ka vizituar Maqedoninë. Ai ritheksoi maqedonasit nuk do të heqin dorë nga identiteti i tyre nëse eventualisht do të pranohet ndryshimi i emrit.Ambasadori Riker tha se nuk i din akoma elementet konkrete dhe specifike të politikës së re. "Herët është për të thënë , por jam i bindur se kjo politikë do të udhëhiqet nga ajo që është më e mirë për sigurinë tonë, prosperitetin dhe vlerat, kuptohet duke marrë parasysh sigurinë e partnerëve tanë, ky bën pjesë edhe Maqedonia", deklaroi diplomati i parë amerikan në Maqedoni.