Human Right Watch: Greqia abuzon me emigrantet

Ky ka qene thelbi i nje raporti te organizates per te drejtat e njeriut “Human Rights Watch”.
Ne nje dokument prej 121 faqesh te quajtur “I ngecur ne nje dere rrotulluese”, HRW tregon sesi rojet bregdetare i detyrojne emigrantet te kthehen dhe te mos hyjne ne ujrat territoriale greke.
Sipas raportit, ndonjehere emigranteve u shfryhen gomonet apo u nxirren jashte funksionit varkat me te cilat ata udhetojne.
“Per ata qe kane arritur te hyjne ne territorin grek, autoritetet kane bllokuar procedurat per lejet e qendrimit dhe kane refuzuar shqyrtimin e 98 per qind te ankesave te tyre… Ne veri te Greqise, emigrantet zakonisht grumbullohen nga policia, mbi ta ushtrohet dhune fizike dhe dergohen permes lumit ‘Evros’ ne afersi te kufirit turk, ne oret e vona te nates”, shkruan raporti.