Shkup,vritet polici Afrim Arifi

Afrim Arifi, 39 vjeç është pjestari i njësitit policor "Alfa" që u vra sot në përleshjen me armë nga një makinë që ishte në lëvizje para Fakultetit Matematiko- Natyror në Shkup.Gjatë këtij sulmi ndaj policisë janë plagosur edhe dy pjestarë të tjerë të këtij njësiti policor. Siç bëhet e ditur nga Ministria e Brendshme, njëri pjestarë i plagosur është në gjendje të rëndë kritike shëndetësore, ndërsa tjetri ka marrë lëndime të lehta. Pas këtij akti, policia ka forcuar masat e sigurisë, ndërsa janë bllokuar edhe vendkalimet kufitare.Ministria e Brendshme nuk din se kush qëndron pas këtij sulmi, por nuk përjashton mundësinë që bëhet fjalë për hakëmarrje lidhur me aksionet e fundit të suksesshme të policisë