E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi- Sejdiu : Jo implementimit të planit që shkel sovranitetin

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë përsëritur qëndrimin e tyre refuzues ndaj planit 6-pikësh të Ban Ki Moonit. Kjo u bë në prag të mbajtjes së mbledhjes së KS-së, ku do paraqitet raporti i Ban Ki Moonit.Liderët e institucioneve të Kosovës kanë përsëritur sot qëndrimin e tyre refuzues ndaj planit 6-pikësh të Ban Ki Moonit.Kjo u bë në prag të mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ku do të paraqitet raporti i Ban Ki Moonit, i cili përmban planin gjashtëpikësh - rezultat i marrëveshjes Beograd-BE-OKB. Njoftohet se në aneks janë të përfshira edhe katër pikat e Prishtinës zyrtare, me të cilat refuzohet ky plan dhe i jepet mbështetje shtrirjes së EULEX-it.Në një konferencë të përbashkët për gazetarë me kryeministrin Thaçi, presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se Prishtina mbetet pas qëndrimit të saj refuzues të paraqitur më 18 nëntor.Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi nuk kanë saktësuar se si në formë konkrete do të zbatohet ky refuzim, nëse në ndërkohë miratohet plani i Ban Ki Moonit në Këshillin e Sigurimit. Sejdiu ka thënë se pavarësisht të gjthave, Kosova do të bashkëpunojë me miqtë ndërkombëtarë, por gjithnjë duke kërkuar që sovraniteti i Kosovës të mos shkelet.Liderët kosovarë kanë vlerësuar se plani gjashtë-pikësh i Ban Ki Moonit cenon sovranitetin e Kosovës. Ndërsa, ka zëra që thonë se ky plan çon në ndarjen funksionale të Kosovës, plan ky i paraqitur kohë më parë nga ish-ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq. Megjithatë, disa vende, që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, i kanë kërkuar Kosovës që ta pranojë këtë plan, i cili mundëson vendosjen e EULEX-it edhe në pjesët e banuara me serbë, ku deri më tani ky mision është kundërshtuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›