Romet vazhdojne te persekutohen edhe pas debateve mes lidereve te BE-se
Pavaresisht tensioneve dhe dasive te medha qe ka ngjallur ceshtja e perzenies se romeve mes anetareve te Bashkimit Europian romet te medhenj dhe te vegjel vazhdojne qe te deportohen nga Franca. Grupe te ndryshme te te drejtave te njeriut jane shprehur te shqetesuar se nderkohe qe debatohet ne terren situata nuk ndryshon dhe nuk eshte bere asgje per tiu ardhur ne ndihme ketij minoriteti qe po peson nje padrejtesi ne zemer te Europes.
Sipas grupeve te te drejtave te njeriut politika e Frances po e perkeqeson situaten e romeve edhe pse nderkohe ajo ka qene vazhdimisht shume e veshtire. Shefi i te drejtave te njeriut ne OKB beri te ditur se vendet europiane qe jane kunder nje deportimi ne kushte te tilla duhet qe te marrin masa konkrete ndaj nje fenomeni te tille e te mos mjaftohen vetem duke debatuar me Sarkozine neper takime. Edhe javen e kaluar dhe dje te ashtuquajturat deportime vullnetare nga Franca kane vazhdar me te njejtin intensitet pavaresisht pershkallezimit te marredhenieve te Sarkozise me disa zyrtare te larte te BE-se dhe disa krere shtetesh ne takimin e fundit te lidereve te BE-se.
Diskriminimi ndaj komunitetit rom ne Europe ka nje histori shume te hidhur. Represioni ndaj tyre ndodhi ne klimen e viteve lsquo30-lsquo40 kur kjo popullsi u shnderrua ne objektiv keqtrajtimesh te regjimeve fashiste dhe naziste ne Rumani dhe Itali. Qindra rome jane cuar nga nazistet ne kampe perqendrimi apo jane ekzekutuar pa asnje lloj shkaku. Dhe ajo cka eshte me e rende nje gjenocid i tille nuk u lakua dhe nuk u be objekt gjykimi as ne gjyqet e famshem te Nurembergut dhe si pasoje pasardhesit e ketyre romeve te zhdukur moren shume pak kompensime ne krahasim me viktimat e tjera te nazizmit. Nje politike e tille antirome ka vazhduar edhe ne vitet e pas Luftes se Dyte Boterore dhe eshte ndezur nga grupe te ndryshme ne Europe here pas here. Por se fundi Sarkozi me veprimet e tij konkrete i mbeshtetur edhe nga Berluskoni eshte bere me te vertete shqetesues dhe veprimet e tij kane krijuar dasi edhe mes anetareve te Bashkimit Europian. Madje Kryeministri italian Berluskoni ka deklaruar se eshte me Sarkozine ne kete perpjekje te tij dhe vete ai vazhdon ne Itali prishjen e kampeve te romeve.