E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh partitë e majta për protestën

2 ditë përpara protestës së paralajmëruar të Partisë Socialiste Edi Rama ka thirrur në një takim krerët e disa partive të vogla të majta dhe të djathta, ku përveç Dules së PBDNJ, të gjithë të tjerët krerë të partive të papërfaqësuara në parlament. Në takim të zhvilluar në verandën e një lokali pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” merrnin pjesë dhe 2 të larguarit nga LSI, Ndre Legisi dhe Mustafa Muçi por dhe Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve dhe atij të minatorëve. Në përfundim të takimit, i cili ka zgjatur rreth 60 minuta Rama është shfaqur i vendosur dhe krenar siç tha, për të protestuar ditën e shtunë kundër shurdhërisë së kryeministrit përballë kërkesave të opozitës për të bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
I vendosur për të vazhduar bojkotin parlamentar Rama ka deklaruar se manifestimi i 10 tetorit do të përshkallëzohet në çdo rrugë të Shqipërisë për të gjetur rrugen e së vërtetës sic deklaroi ai.
Pavarësisht se kanë pranuar ftesën e Ramës për të folur për shkeljen e themeleve të demokracisë siç pretendojnë ata, krerët e partive të djathta kanë marrë vendimin që të mos bëhen pjesë e protestës së thirrur nga Rama të shtunën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›