E Diel, 1 Nëntor 2026

Nobeli i “Paqes”, shkon për 3 femra – mes tyre dhe presidentja e Liberisë

07-10-2011 / Gazeta 55

Çmimi “Nobel” për Paqen këtë vit është fituar nga tre femra. Presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf, Leymah Gboëee nga Liberia dhe Taëakul Karman nga Jemeni kanë fituar çmimin Nobel për Paqe të vitit 2011. Ellen Johnson Sirleaf është gruaja e parë presidente e zgjedhur në Afrikë, Leymah Gboëee është aktiviste e paqes në Liberi ndërsa Taëakul Karman është një gazetare dhe aktiviste e të drejtave të njeriut nga Jemeni.
Vitin e kaluar çmimin “Nobel” për Paqe e fitoi disidenti i burgosur kinez, Liu Xiaobo me motivacionin si “simboli kryesor i luftës për të drejtat e njeriut në Kinë”.
Ndërkohë ditën e djeshme u shpall fituesi i çmimit Nobel për Letërsi ku u shpall fitues poeti suedez, Tomas Transtromer, ndërsa të mërkurën u shpall çmimi Nobel për Kimi, të martën ai për Fizikë, ndërsa të hënën u nda Nobeli për Mjekësi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›