E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkupi kundër teorive për ndarjen e Kosovës, do parcelizohej rajoni

07-10-2011 / Gazeta 55

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka deklaruar se ndarja e Kosovës mund të destabilizojë rajonin e Ballkanit. “Maqedonia konsideron se dialogu i Baogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdoj edhe përskaj faktit se atë e vështirson situata aktuale por është kundër bisedimeve për ndarjen e Kosovës, sepse kjo mund ta destabilizojë tërë rajonin”, ka theksuar presidenti Ivanov në intervistën ekskluzive për agjencinë beogradase “Tanjug”.
Ai ka nënvizuar se Shkupi është i gatshëm të ndërmjetsojë në gjetjen e zgjidhjes duke i pasur parasysh marrdhënjet e mira me të gjitë fqinjët të cilët e dëshirojnë një gjë të tillë. në të njëjtën kohë ai ka vlerësuar se Maqedonia është kundër bisedave eventuale për ndarjen e Kosovës. “Mendojmë se ajo një mendim i papërgjegjshëm që mund ta destabilizojë më thellë rajonin dhe të sjellë pasoja të cilat do ta shmangin tejkalimin e pasojave që kemi patur deri tani” ka tërhequr vërejtjen presidenti Ivanov. Sipas tij, në Ballkan asnjë shtet nuk është me fe ato etni homogjene, dhe për këtë gjë të gjitha shtetet duhet t’i respektojnë këto parime edhe në Kosovë dhe Serbi. Presidenti i Maqedonisë ka vlerësuar se pavarësia e Kosovës tanimë është fakt i pranuar për shumicën e shteteve nga rajoni dhe Evropa dhe se edhe pse i kupton qëndrimet serbe “duhet të tentojë që të gjendet mënyra se si të funksionohet deri tek gjetja e zgjidhjes apo që marrdhënjet në mënyrë plotësuese të mos përkeqësohen”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›