E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nobelistët për Paqe: Zbardhni vrasjen e Estemirovas

Estemirova, e cila punonte për organizatën e të drejtave "Memorial" në kryeqytetin çeçen Grozny, u rrëmbye më 15 korrik ndërkohë që po dilte nga shtëpia e saj. Ajo u vra dhe trupi i saj ishte hedhur në një zonë të rajonit fqinj, Ingusheti.

"Natasha, siç e thërrisnin miqtë dhe kolegët e saj, ishte një grua e dashur dhe e sjellshme  por edhe e një mbrojtëse e guximshme e së vërtetës, e cila nuk kishte frikë të fliste mbi torturat që kryeheshin, përdhunimet dhe zhdukjet e personave në Çeçeni. Ajo e pagoi këtë gjë me jetën e saj", shpreheshin ata përmes një letre të publikuar në gazetën britanike "The Guardian".

Letra ishte e nënshkruar nga më tepër se 100 figura të mirënjohura, përfshi laureatët e çmimit "Nobel" për paqen Shirin Ebadi, Mairead Maguire, Jody Williams, Rigoberta Menchu Tum dhe Desmond Tutu.

"I bëjmë thirrje qeverisë ruse të çojë para drejtësisë si ata persona që kryen vrasjen e Natasha Estemirovës, po ashtu edhe ata që e urdhëruan këtë vrasje dhe gjithashtu i bëjmë thirrje t'i japin fund vrasjeve të gazetarëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut në Federatën Ruse", thuhej në letër.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›