Ofensivë e madhe kundër PKK-së?
Qeveria turke synon të marrë lejen e parlamentit për të hyrë në Irak, me qëllimin për të luftuar rebelët kurdë. Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan tha dje se kërkesa përkatëse mund të dorëzohet në parlament këtë të enjte.
undefined undefined Votimi mund të zhvillohej javën e ardhshme. Ankaraja kërkon të hidhet në veprime tejkufitare kundër anëtarëve të Partisë së ndaluar Punëtore Kurde dhe i akuzon SHBA se po bëjnë në Irak shumë pak kundër sulmeve kurde. Por si Uashingtoni ashtu edhe Bashkimi Evropian e paralajmërojnë Turqinë për ndërhyrjen ushtarake në territorin irakian.
Kryeministri kurk Rexhep Tajip Erdoan i përmbushi pritjet e opinionit turk pas një takimi me shefin e shtabit të përgjithshëm Jashar Byjykanët dhe paralajmëroi 'veprime të ashpra kundër terroristëve'. Ai nuk përjashtoi as operacionet tejkufitare kundër PKK-së. Pas festës së Ramazanit në fundjavënë fundjavë pritet miratimi prej parlamentit në Ankara i ofensivës së përmasave të mëdha.
Kristiandemokrati Rupreht Polenc Kryetari i komisionit për politikën e jashtme në parlamentin gjerman, kristiandemokrati Rupreht Polenc, thekson opinionin se konflikti me kurdëtnuk mund të zgjidhet vetëm me mjete ushtarake, por në të njëjtën kohë ai i bën thirrje qeverisë irakiane që të veprojë kundër PKK-së: 'Natyrisht që është përgjegjësi e qeverisë irakiane dhe e organeve kompetente në Irakun verior që të sigurojnë që prej territorit irakian të mos reflektohen rreziqe për sigurinë e vendeve fqinje. Ndaj kërkesa i drejtohet natyrisht edhe autoriteteve në Irakun verior, qeverisë qendrore irakiane, që t'u bëjnë të qartë të gjithë njerëzve që qëndrojnë në Irak se nuk lejohen sulmet e armatosura në vendet fqinje.
Kryetarja e të gjelbërve, Klaudia Rot, tërheq vëmendjen tek fakti që deri tani Iraku verior ishte pjesa më e qëndrueshme e vendit dhe mendon se destabilizimi i rajonit kurd nuk është në interes të Turqisë. Nga ana tjetër ajo shpreh mirëkuptim për reagimet e ashpra në Turqi ndaj sulmneve gjithnjë e më të shpeshta të PKK-së: 'Fillimisht dua të them se sulmet dhe atentatet terroriste të ditëve të fundit në Turqi janë të vërtet të neveritshme, të pajustifikueshme, duhen dënuar. Pres që më në fund PKK-ja të ulë armët dhe të kuptojë se me bomba nuk arrihen perspektivat politike.'
Socialdemokratja Uta Capf Si anëtare e komisionit për politikë të jashtme dhe si eksperte për Turqinë dhe kurdët socialdemokratja Uta Capf paralajmëron për rezistencën e vendosur të kurdëve irakianë kundër ndërhyrjes së Turqisë në rajonin e tyre autonom dhe tërheq vëmendjen për rrezikun e shkeljes së të drejtës ndërkombëtare: 'Duhet pasur parasysh se në fakt turqit prej vitesh kryejnë herë pas here ndjekje të tilla të PKK-së në Irakun verior, pra me forca ushtarake. Këtu ka një dallim, kjo është ndjekje pas një sulmi të anëtarëve të PKK-së dhe deri tani kjo është toleruar në heshtje si e drejtë e Turqisë. Por paralajmërimi i tanishëm do të thotë me sa duket se ushtria kërkon leje për një veprim ofensiv të përmasave të mëdha kundër bazave të OKK-së. Kjo më duket krejt fatale, sepse nuk është kurrsesi në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.'
Ndërkaq parlamentarët evropianë në Bruksel e shprehën më qartë refuzimin e tyre ndaj ndërhyrjes së Turqisë në Irakun verior. Zëvendëskryetari i fraksionit socialist Jan Marinus Virsma paralajmëroi për konsekuencat për bisedimet e anëtarësimit të Turqisë në BE: 'Në rast se do të ketë operacion turk në terrirorin irakian pa pëlqimin e qeverisë irakiane, jam i sigurt se do të shkaktohet një krizë e madhe. Jo vetëm sa i takon marrëshënieve politike midis BE-së dhe Turqisë, por edhe bisedimeve për anëtarësimin. Megjithatë, mendoj se paralajmërimet janë shumë të qarta: Do të ishte një gabim vërtet i madh i Turqisë në qoftë se do të sulmonte Irakun verior.'