Turqi-SHBA,"erë e ftohtë" në gjirin e NATO-s!
Në më pak se dy vite Turqia po tregon rëndësinë e saj përballë dy fuqive më të mëdha perënidmore, Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara. Nëse nën petkun diplomatik deri tani këtë e ka bërë vetëm Kina e largët, duket se Turqia e ka lënë mënjanë edhe këtë cohë për të shfaqur para Brukselit e Uashingtonit atë që mendon në të vërtetë. Dje në mbrëmje Ankaraja ka bërë një akt tërësisht radikal dhe të papritur në kohë paqeje, ka tërhequr ambasadorin e saj nga një shtet aleat dhe partner brenda strukturave të NATO-s. Lajmi ka qenë në krye të edicioneve të lajmeve që nga CNN-i e me radhë, dhe vjen në një moment kur marrëdhëniet mes Uashingtonmit dhe Ankarasë nuk janë në ditt e tyre më të mira që prej themelimit të republikës turke në vitet "20. Guri i fundit i tërheqjes së ambasadorit Nabi Shensoj nga Uashingtoni ka qenë një miratimi në komisionin e jashtëm të Kongresit amerikan të një resolute që e cilësonte gjenocid një pjesë të Luftës së Parë botërore ku në Turqi (asokohe ende nën juridiksionin e Perandorisë Osmane) u vranë disa mijëra armenë. Ankaraja kishte paralajmeruar nëpërmjet presidentit të ri Abdullah Gyl, se marrëdhëniet do të pësonin dëmtimenëse kjo faqe tepër debatuar e historisë së fillimshekullit të 20-të do të rishfaqej sërish pikërisht në një kohë kur Turqia është më afër se kurrë me Bashkimin Europian, dhe ndonëse ftohtësisht luan rolin e një aleati të çmuar të SHBA në Lindjen e Mesme. Pak kohë më parë, Turqia nëpërmjet zotit Gyl (në atë kohë ministër i jashtëm) i tregoi "peshën" e saj Bashkimit Europian, duke kërcënuar me tërheqje tërësore nga bisedimet për anëtarësim. Zoti Gyl, porositi "charterin" qeveritar turk të bëhej gati, dhe kjo bëri që Brukseli ndonëse me rezerva të mëdha në letra e me një Qipro të ndarë nëpër këmbë, t"ti hapte udhën nisjes së bisedimeve me Turqinë. Edhe këtë herë Turqia, ka luajtur me kartën e presionit, madje duke aluduar se bazat amerikane në këtë vend, nuk janë më të mirëpritura.
Por cili është ndikimi i këtyre zhvillimeve në rajon e më gjerë? E para, ftohen marrëdheniet brenda dy aktorëve shumë të rëndësishëm brenda NATO-s. Marrdhëniet mes tyre pësuan ftohje qëkur Turqia u shpreh kundër rreshtimit përkrah SHBA për të hyrë në Irak dhe rrëzuar Sadamin. Po ashtu turqit i kanë thënë jo krijimit të një shteti autonom kurd në veri të Irakut, që sipas tyre do të hidhte në erë gjithë sigurinë e rajonit.
E dyta është se acarimi i marrëdhënieve Ankara-Uashington do të ndikojë në gjendjen në Irak. Sekretari i mbrojtjes Robert Gates vuri alarmin se 70 përqind e fluturimeve kargo për në Irak bëhen nga Turqia shto këtu edhe 30 përqind të karburanteve. Pra SHBA do të ngelej tërësisht vetëm në Irak, me një Iran e Siri të egërsuar përreth dhe vetëm me aleatët e vegjël arabë në jug.
Një ndikim tjetër, ndonëse me përmasa më të vogla do të ishte përqëndrimi i diskutimeve të NATO-s në këtë çështje dhe çështje të tjera delikate brenda dhe kjo do të linte në hije aspiratën e tre vendeve të Kartës së Adriatikut, Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për të marrë ftesën nga Aleanca në Bukuresht në muajin prill.
Ndonëse pak e largët, debatat e tilla do të linin në hije në një moment shumë kritik edhe bisedimet për statusin e Kosovës. Që të dyja, SHBA dhe Turqia janë vende që mbështesin pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës. Dhe një përçarje e tillë s"do t"i bënte mirë në këtë kohë e në këtë mënyrë Kosovës që po pret në ethe statusin që quhet pavarësi.
Zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë, uruan dje që kjo rezolutë të mos marrë asnjë votë të premten në votimin e përgjithshëm. Presidenti Bush dhe figura të tjera të larta të Kongresit amerikan, e kundërshtuan dhe lobuan ashpër duke thënë se kjo do të shkatërronte marrëdhëniet me Turqinë. Tashmë të gjithë janë në pritje se ç"do të ndodhë në Uashington, pasi Ankaraja e luajti topin e saj. Për "konsultime" apo jo, ambasadori Shensoj ndodhet në Ankara dhe nuk dihet se kur do kthehet në zyrën e tij ne Massachusetts Avenue në Uashington.