E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto ose Ibrahimovic, nuk bejne diferencen tek Interi

Ish-trajneri i Sampdorias, Valter Maxari beson se skuadra, me mire se individet mund te beje diferencen ne fushe dhe shpjegon, se nuk i pelqen fakti qe po flitet shume per nje shkembim te mundshem te dy lojtareve, Ibrahimovic me Eto. Sipas Maxarinit, si njeri ashtu edhe tjetri do te kene te njejten detyre dhe ne vitet e fundit, kane treguar se jane sulmues te zote, per t'i sherbyer skuadres. Shkembimi, sipas italianit, eshte ceshtje preferencash mes klubeve dhe drejtuesve te tyre. Marreveshja per nje shkembim mes Ibrahimovic dhe Eton plus 48 milione euro, raportohet se eshte arritur dhe pritet thjesht zyrtarizimi. Ndonese ka pasur shume kritika qe besojne se zikalterit do te humbin garen, Maxarini beson se nuk do te kete nje diference te theksuar ne kete drejtim. "Kush do te fitoje me shume nga marreveshja Eto-Ibra? E veshtire qe te thuhet ne kete moment. Futbolli nuk i perket asnjehere teorive, por cdo gje vendoset ne fushe,- thote Maxarri-ne leter nje lojtar mund te jete me i mire se nje tjeter, por fusha eshte ajo qe voton me mire per secilin prej tyre. Nje kampion qe kalon ne nje mjedis te ri, ka te ngjare qe te mos perserise te njejtin sukses. Ai duhet te njohe skuadren, trajnerin dhe jane disa faktore qe ndikojne ne te ardhmen e lojtarit". Interi shihet si ekipi favorit per te fituar serish titullin kampion ne Itali, ne edicionin e ardhshem futbollistik. "Jane gjithmone tre ose kater ekipe, qe sfidojne njeri-tjetrin, por mendoj se zikalterit jane disi para ne termat e formimit dhe organizmit te skuadres, per te arritur suksesin ne edicionin e radhes", - ve ne dukje trajneri i njohur italian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›