E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti Ekzekutiv ne FSHF, mblidhet sot per ndryshimin e formules

Partizani dhe Elbasani, vendoset perfundimisht per ngritjen ne Superiore

Partizani dhe Elbasani kane edhe nje shans tjeter dhe te fundit, per te qendruar ne mes me te mirave te Kategorise Superiore. Dy klubet jane ne pritje dhe shpresojne qe sot, ne FSHF, te ndizet drita jeshile, qe ato te rikthehen serish mes me te mirave. Ne te kundert, ashtu sic ka te ngjare, keto dy ekipe do t'i bejne llogarite e sezonit tjeter per ne nje kategori me poshte. Per Partizanin do te jete hera e dyte, qe luan ne nje kategori te nivelit te dyte, ne historine legjendare te klubit. Por, te kuqte kane nisur nga pergatitjet e edicionit te radhes dhe ne rast se Komiteti Ekzekutiv do te marre nje miratim te tille, pra te ndryshoje formulen e Kategorise Superiore, atehere planet do te nisin ndryshe. Edhe Elbasani, Lushnja dhe Bylisi, qe ishin ne edicionin e kaluar mes me te mirave, interesohen qe te ndryshoje formula. Gjate dy sezoneve te fundit, Kategoria Superiore eshte zhvilluar me tre faza dhe ne te kane garuar 12 ekipe, ato qe jane aktualisht. Sot do te mblidhet Komiteti Ekzekutiv ne FSHF, per te marre disa vendime me rendesi, para se te filloje sezoni i ri futbollistik, mes te cilave eshte edhe ndryshimi i formules. Mbledhja e paralajmeruar e Komitetit Ekzekutiv, pritet me interes nga dy klubet e medha te vendit tone, Partizani dhe Elbasani. Por pas vendimit per te ndryshuar ose jo formulen, Komiteti Ekzekutiv do te miratoje edhe disa vendime te tjera te rendesishme, per edicionin tjeter. E drejta televizive, ceshtje qe lidhet me gjykimet dhe ndryshime te tjera, do te merren ne konsiderate perpara se te nise edicioni i ri futbollsitik, i Kategorise Superiore.

Formula

Ne edicionin e fundit moren pjese 12 ekipe ne Kategorine Superiore. Renia ne nje kategori me poshte e Partizanit dhe Elbasanit, ka vene ne presion FSHF-n per te ndryshuar formulen, qe ta ktheje ate me 16 ekipe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›