Noka: Nuk jemi më korridor i preferuar drogërave të forta
TIRANË-Sot u zhvillua takimi Vjetor për Parandalimin dhe Luftën kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike.
Ministri i Brendshëm, Flamur Noka vlerësoi punën e policisë në luftën kundër drogave dhe trafikut të tyre, duke pranuar se duhet të vijojë puna në luftën kundër kultivimit të brendshëm të kanabisit.
Në një konferencë në prani të drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj dhe ambasadorit të OSBE-së, Ëolfarth, Noka ka deklaroi se Ministra që ai drejton dhe qeveria shqiptare e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë prioritet absolut luftën kundër dograve dhe trafikut të tyre.
“Angazhimi maksimal i punonjësve të Policisë së Shtetit, vullneti i hekurt politik, lufta dhe përkushtimi kanë bërë që Shqipëria të mos jetë më korridori i preferuar për drogat e forta nga ana e trafikantëve. Në këtë aspekt viti 2012 është premtim tjetër i mbajtur i Policisë së Shtetit në luftën kundër drogave”- tha ai.
Sipas Nokës, viti që mbeti pas shënoi rezultate pozitive edhe në asgjësimin e kanabisit. Ai theksoi se në gjithë operacionet nga ajri në bashkëpunim me homologët është kanë provuar se sipërfaqja e mbjellë me kanabis është përgjysmuar në raport me vitin 2011.
Ndërkohë që sipas tij edhe në raportet ndërkombëtare theksohet se sasitë e heroinës apo kokainës që arrijnë nga Shqipëria në brigjet italiane janë të papërfillshme në raport me sasitë që trafikoheshin dikur.
Kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, në fjalën e tij theksoi se strukturat e Policisë së Shtetit kanë bërë një punë shumë të mirë në drejtim të marrjes dhe përpunimit të informacionit, trajnimeve, përdorimit të teknikave e metodave të reja, vënies në përdorim e shfrytëzimit me efikasitet të teknologjisë moderne, masa të cilat ndikuan drejtpërsëdrejti në goditjen e kultivuesve të bimëve narkotike në 107 raste dhe grupeve të trafikut të drogës në 822 raste, si dhe 54 operacione ndërkombëtare.
Në këto operacione për goditjen e kultivuesve të bimëve narkotike, Policia e Shtetit, tha Burgaj, "ka angazhuar struktura e forca të specializuara, mjete e teknologji bashkëkohore për t’ju kundërpërgjigjur formave dhe metodave të reja të organizimit të këtij aktiviteti kriminal".
Gjate vitit 2012, theksoi ai, në të gjithë vendin janë kryer 643 operacione, në të cilat kanë marrë pjesë 3265 forca policie nga Drejtoritë e Policive ne Qarqe dhe 220 forca të FNSH-ve. Janë aktivizuar 607 mjete të Policisë për transport trupash, janë kryer 17 misione transporti ajror nga reparti i Helikopterëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.”
"Në këto operacione nuk mund të lë pa përmendur, bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë nga partneret tanë nderkombetar dhe ne veçanti Policine Italiane, ku bazuar dhe në marrëveshjen e lidhur me Policinë e Shtetit u planifikuan dhe u kryen 15 misione fluturimi e monitorimi, ndër të cilët dhe një mision fluturimi dhe operacioni me forca të përbashkëta në Qarkun e Shkodrës", tha Burgaj.
Burgaj gjithashtu bëri të ditur se gjatë vitit 2012 janë evidentuar 148 raste të kultivimit, ku janë asgjësuar 33000 bimë narkotike, janë zbuluar 107 raste ose 72 % e tyre, janë identifikuar 142 autorë, nga të cilët 95 të arrestuar e ndaluar, 21 në gjendje të lirë dhe 26 në kërkim policor.
Gjatë takimit vjetor për parandalimin e luftën kunër kultivimit të bimëve narkotike ishin të pranishëm dhe Kreu i Prezencës së OSBE-së, Eugen Wollfarth, Ambasadori Italian Massimo Gaiani, Drejtori i Programit ICITAP, Steve Bennet, drejtues të strukturave qendrore e vendore të Policisë së Shtetit, etj.
(d.b/BalkanWeb)