E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 107 kg drogë Made in Albania në Kapshticë, pranga shqiptarit

droge-e-kapurKapshticë- Një sasi prej 107 kilogram kanabis sativa janë sekuestruar nga policia greke në doganën e Kapshticës.

Sipas policisë, 100 pakot e drogës u gjetën të fshehura në dyshemenë e një kamioni i markës Skania me targa shqiptare.

Drejtuesi i mjetit 32-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik është vënë në prangat e policisë.

Autoritetet greke sqarojnë se kishte informacion për lëvizjen e drogës dhe destinacioni i sasisë së drogës ishte Selaniku.

Ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›