Rezoluta Çame, Idrizi-Parlamentit: Merrni votat e çamëve, por na ktheni dinjitetin
TIRANË- Mbështetës të PDIU-së dhe shoqërisë Çameria u mblodhën mesditën e sotme në rrugën pedonale "Abdi Toptani", pas thirrjes për protestë, si reagimin për mosshqyrtimin e Rezolutës Çame nga Kuvendi i Shqipërisë.
Të pranishëm në këtë aktiviteti ishin figurat më të shquara të kombit shqiptar, Adem Demaçi e deri tek deputetja e Parlamentit të Kosovës, Flora Brovina si dhe përfaqësues të shoqatës "Vatra" të Preshevës. Në këtë aktivitet folën dhe kryetari i Shoqatës Çamëria, Ardian Tana, Sekretari Politik i PDIU-së Adri Nurellari dhe kryetarja e Forumit të Gruas së PDIU-së Vjollca Braho.
Kryetari i Klubit të Patriotëve të Rinj, Ardit Bido gjatë fjalës së tij i kërkoi Parlamentit që të zbardhë Rezolutën për cështjen Çame për institucionalizimin e kësja plage që sipas tij kullon gjak.
Protestën e përshëndeti dhe Adem Demaç, i cili u shpreh se shqiptarët ashtu si kosovarë nuk duhet të heqin dorë nga të drejtat e tyre.
“Ne kur ishim për burgjet serbe e kemi kujtuar motrën tonë Çamëri dhe fatin e zi të popullit që mbeti rrugëve të botës. Sot fryjnë erëra të tjera, ky është shekulli i shqiptarëve dhe në fund të fundit do jemi fitimtar, por nuk duhet të heqim dorë nga të drejtat tona për liri dhe barazi”, the Demaçi.
IDRIZI: KUVENDI TË NA JAPË DINJITET
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi gjatë fjalës së tij nën thirrjet e turmës “Çamëria është e jona...e duam Çamërinë” kërkoi ë Kuvendi i Shqipërisë të clirohet nga presioni grek dhe të marrë në shqyrtim Rezolutën Çame ,me qëllim kthimin e dinjiteti të shqiptarëve.
“Ne kemi ardhur sot të clirojmë parlamentin e shqiptarëve nga presioni i Greqisë. Jam këtu për t’ju treguar të gjithëve se shqiptarët e Çamërisë janë popull patriot vital. Ne jem të vendosur për drejtësinë e kauzës tonë. Ne sot ndodhemi para këtij parlamenti, i cili duhet që është hermetik por në këtë parlament ka ardhur të votojnë edhe shqiptarët e Kosovës dhe Preshevës . Të gjithë e kemi dëgjuar se parlamenti shqiptar për Rezolutën e Çamërisë është e rrethuar nga presioni i Greqisë ne sot kemi ardhur ta rrethojmë me presionin e shqiptarëve” tha Idrizi.
Idriz teksa ripërsëriti kërkesën e PDIU-së që Greqia të heqë ligjin e luftës që ka me Shqipërinë theksoi se fqinjësia e mirë ndërtohet nga pranimi i së vërtetës ndaj për këtë arsye kërkoi riaktivizim të traktatit të miqësisë.
Gjithashtu kreu i PDIU-së, bëri të qartë se nuk do të tolerojë anashkalimin e asnjë prej pikave të rezolutës. "Partitë e mëdha janë në garë për miratimin e rezolutës, por shqiptarët e Çamërisë nuk duan konfirmim, por zbatim të çdo pike të këtij dokumenti", theksoi Idrizi.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Pëllumbi: Rezoluta Çame u rrëzua, duheshin 55 vota pro FOTO: PDIU-shoqata ‘Çamëria’, protestë për rezolutën