Shqipëria, e 48-ta në renditjen e FIFA-s, rikuperon 16 vende
TIRANE-Pritej një ngjitje e tillë pas fitores me Norvegjinë dhe në fakt ashtu ka ndodhur. Ekipi ynë kombëtar në futboll është renditur në vendin e 48-të në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin prill. Nëse në muajin mars Shqipëria renditej e 64-a, sot kemi fituar plot 16 vende, si rrallëherë.
Dy fitoret, ajo në transfertë 0-1 në Norvegji dhe fitorja tri ditë më pas me Lituaninë në ndeshjen miqësore në Tiranë, 4-1, kanë bërë që kuqezinjtë të fitojnë disa shkallë. Renditja e ardhshme bëhet më 9 maj, por gjasat janë që mos ketë lëvizje, pasi nuk ka ndeshje, ndërsa pas ndeshjes së kthimit në Tiranë me Norvegjinë gjërat do të ndryshojnë. Një fitore jetër me siguri do ta ngjiste Shqipërinë si kurrë më parë.
(d.b/BalkanWeb)