E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Deputetët e PS-së marrin dhurata apartamente dhe miliona Euro

Tiranë- Partia Demokratike iu kthye sot çështjes së imuniteteve duke thënë se Edi Rama nuk i lejoi deputetët të votonin pikërisht për të mbrojtur klubin e miliarderëve.

Zëdhënësja e kësaj partie solli në kujtesë publikimin e deklarimit të pasurive ngë ILDKP, ku rezulton se deputetë të opozitës kanë marrë dhurata apartamente dhe miliona Euro.

Vendimi i mazhorancës për thirrjen e referendumit popullor për heqjen e imunitetit, pasi z.Rama nuk lejoi më dt. 6 gusht deputetët socialistë të votonin rrëzimin e murit të korrupsionit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, ka futur në panik të thellë kryetarin e Partisë Socialiste dhe klubin e miliarderëve në krye të kësaj partie,- thuhet në deklaratën e PD.

Partia Demokratike ka ripërsëritur vendosmërinë për të mbajtur referendum për çështjen e kufizimit të imuniteve të zyrtarë të lartë duke i bërë thirrje rivalëve të saj socialistë që çdo përpjekje për ta ndalur do të rezultojë e dështuar.

“Nervozizmi dhe paniku u rritën shumë pas botimit të pasurive të politikanëve nga ILDKP, nga të cilat dolën në dritë pasuritë përrallore të krijuara gjatë viteve imunitare, kupolë e miliarderëeve të Partisë Socialiste.

Nga të dhënat e ILDKP-së rezulton se vetëm njerit prej antarëve të klubit të miliarderëve dhe konkretisht Fidelit të Partisë,  i kishin dhuruar ndër të tjera, tre apartamente në qendër të Tiranes me vlerë rreth – Një milion Euro apo vetëm nga dividenti i një klubi ku është aksionarë me të tjerë. Ylli i miliarderëve të Partisë Socialiste ka përfituar gjysëm milioni Euro.

Ne dhamë këto dy shembujë për të faktuar se si miliardierët në krye të Partisë Socialiste maskojnë pasuritë e tyre të paligjshme, duke deklaruar – Një milion Euro si dhuratë e miqve të tyre bujarë që falin tre apartamente në qendër të Tiranës sikur të ishin tre kravata.

Me fshehjen nëpërmjet imunitetit të pasurive të paligjshme, është dhe shkaku kryesor arsyeja themelore se përse z.Rama dhe kupola e miliarderëve të Partisë Socialiste, Fidelët e partisë nuk munden të votojnë kurrë për heqjen e imunitetit.

Bllokuan në Parlament heqjen e tij dhe tmerrohen nga referendumi dhe zëri i qytetarëve për rrëzimin e murit të imunitetit sepse nga heqja e imunitetit u del bishti dhuratave, pallateve, pasurive të paligjshme dhe dividentëve nga trafiqet e tyre kriminale”,- theksohet ndër të tjera në deklaratën e Partisë Demokratike.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›