E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA përshpejton ndërtimin e sistemit antiraketë në Gjirin Persik

Në ujërat ndërkombëtare, afër bregdetit iranian po vendosen anije ushtarake të armatosura me raketa Ixhis.

“Sisteme të bazuara tokësore për sistemin mbrojtës antiraketë po vendosen në katër shtete arabe në rajonin e Gjirit Persik, në Kuvajt, Arabinë Saudite, Katar dhe EBA”, deklaron e përditshmja amerikane duke iu referuar burimeve në administratë dhe ushtri.

E përditshmja shtoi se edhe Izraeli po vendos sisteme mbrojtëse antiraketë.

“New York Times”  pohon se janë paraqitur edhe komente të drejtorit të CIA-s për këtë temë që është pjesë e strategjisë së koordinuar e administratës amerikane për shkak të presionit ndaj Iranit./Start/

                                                                                             2012-08-10 12:53
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›