E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mesazh urimi per hapjen e Katedrales Ortodokse

Me rastin e hapjes së Katedrales se Kishes Ortodokse në Tiranë, Kryeministri Berisha ka dërguar një mesazh urimi për besimtarët ortodoksë shqiptarë dhe Fortlumturinë e tij Kryepeshkopin e Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise Imzot Anastasios Janullatos. Në këtë mesazh urimi kryeministri shprehet se :
Në pamundësi për të qenë fizikisht së bashku me ju në këtë ceremoni, me këtë rast uroj shumë përzemërsisht në emer timin dhe të qeverisë shqiptare të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë për këtë ditë të madhe për ta dhe mbarë kombin tonë, dhe përulem me nderimin më të madh para veprës së ndritur të themeluesve të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare .Një nderim të veçantë unë dua të shpreh për Kryepeshkopin e Kishës sonë Ortodokse Fortlumturinë e tij imzot Janullatosin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ringjalljen e Kishës Ortodokse Shqiptare, ndërtimin e infrastrukturës së saj materiale dhe shpirtërore në mbarë vendin. Katedralja madhështore që inagurohet në qendër të Tiranës është dhurata më e bukur që ju bënë shqiptarve ne 20 vjetorin e udhëheqjes së mençur dhe vizionare të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fortlumturia e tij imzot Anastasios Janullatos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›