Noka takon aleatët e koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’: Të masivizojmë votën e shqiptarëve jashtë atdheut

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka zhvilloi të premten një takim pune me aleatët, në lidhje me ecurinë e fushatës dhe bashkërendimin e punës për të maksimalizuar fitoren.
Noka, në këtë takim, nënvizoi frymën fituese që, sipas tij, është krijuar nga zbritja në terren dhe parashtrimi i programit të Aleancës për Shqipërinë Madhështore nga kreu i PD, Sali Berisha.
“Qëllim i takimit ishte koordinimi i punës në terren dhe përcjellja e koordinuar e mesazhit politik dhe përqendrimi në përdorimin e rrjeteve sociale me degët e partive aleate në diasporë, me qëllim masivizimin e votës nga shqiptarët jashtë atdheut, e së dyti, në bashkërendimin e aktivitetit në median sociale, si domosdoshmëri e kohës në komunikimin me publikun.”, thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së.
/rtsh.al/