E Diel, 1 Nëntor 2026

Nokia Supreme, celulari me diamantë kushton 160.000 dollarë

Për të gjithë të pasionuarit e celularëve të veçantë tashmë është gati modeli luksoz Nokia Supreme, i cili kushton plot 160.000 dollarë amerikanë. Kompania Stuart Hughes, e cila merret me përpunimin e mjeteve të teknologjisë super të shtrenjtë ka paraqitur celularin e stolisur me diamante dhe platin. Nëse i keni dhe doni t’i shpenzoni në këtë pajisje të vogël, 160 mijë dollarë do t’u sjellin modelin Nokia 8800 me 83 gramë platin, përplot diamantë rozë dhe kuti graniti për ruajtje të të dhënave.
Natyrisht, nga pikëpamja teknike kjo pajisje ka mbetur e pandryshuar prej modelit standard Nokia 8800, prandaj ju vendosni a do të përdorni version standard apo do të paguani një celular si ai, por që kushton vetëm 159.600 dollarë më shumë.

Acer

Tërheq nga tregu 22.000 lap topë

Kompania Acer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka tërhequr 22.000 lap topë nga linja Timeline, për shkak të rrezikut nga nxehja, respektivisht djegia. Acer America u ka tërhequr vërejtjen blerësve të lap topëve 13.3 inçësh nga linja Aspire Timeline për mundësinë e nxehjes së tyre dhe eventualisht djegies. Janë goditur rreth 22.000 laptopë, e modelet e përfshira janë AS3810T, AS3810TG, AS3810TZ e AS3810TZG. Kompjuterët e tërhequr janë prodhuar në Kinë, e në SHBA janë shitur në mes muajve qershor e tetor të vitit të kaluar. Versionet e këtyre lap topëve në Europë janë tërhequr në muajin tetor, për shkak të problemeve të njëjta. Acer thekson mundësinë e lidhjes së shkurtër, të cilën mund ta shkaktojë kablloja e vendosur nën pushuesin e duarve si pasojë e presionit të vazhdueshëm në atë pjesë të lap topit.

16 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›