E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ford Focus, gjenerata e re e automobilëve moderne

Pas një dekade të plotë, në kompaninë Ford kanë vendosur të prezantojnë Focusin unik si model global. Automjeti fillimisht do të paraqitet në panairin e automjeteve në Detroit të SHBA-ve, e në prodhim shkon në fund të këtij, ndërsa në shitje, në fillim të vitit të ardhshëm. Me gjeneratën e tretë të Focus, Ford do të tentojë të kthehet në ditët e vjetra të famës. Dizajni i automjetit sërish është interesant, ndërsa motoja e dizajnuesve gjatë formësimit dhe përpunimit të automjetit ka qenë: “I shkëlqyeshëm për t’u parë, i shkëlqyeshëm për t’u ulur në të, i shkëlqyeshëm për të udhëtuar”. Focus është paraqitur në version limuzinë dhe hatchback, dhe tashmë kemi mundsinë të shohim edhe versionin karavan dhe kupe-kabriolet. Automjeti fillimisht do të debutojë me motorin dylitërsh me katër cilindra atmosferik prej 150 kuaj fuqi dhe megjithëse nuk është konfirmuar, pritet që të gjitha modelet europiane të jenë me mbushës turbo.

16 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›