E Diel, 1 Nëntor 2026

Jaguar C-Type, jepet drita e gjelbër për prodhimin

Rrallë ndonjë prodhues ka trashëgimi të kupeve legjendare sportive si Jaguar, prandaj është situatë dëshpëruese kur ky prodhues britanik për momentin ka vetëm një model të tillë, atë XK. Së shpejti kjo gjë do të ndryshojë, sepse revista “Inside Line” sjell lajme për automjetin e ri sportiv nga Jaguar.
Me emrin kodues C-Type, Jaguari i ri do ndërtohet në shasinë e aluminit “monocoque” dhe sipas raporteve të para, hapësira nën kofano do të jetë e mjaftueshme për të “përpirë” motorin e njohur V8 prej pesë litrash. Megjithatë, në vend të tij, automjeti supozohet se do të futet në lëvizje motori V6 me mbushje turbo, të cilin e kanë zhvilluar vetë në Jaguar duke shfrytëzuar arkitekturën e të përmendurit V8. Supozohet se automjeti në versionin kupe dhe kabriolet do të paraqitet brenda dy viteve të ardhshme dhe të konkurrojë me modelet Mercedes SLK, BMW Z4 dhe Audi TT.

16 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›