E Diel, 1 Nëntor 2026

Noli ka thënë: Po kur dimër del behari / s'ka si zjarri...

Burra të vërtetë shteti, pak vende i kanë pasur. Janë produkt rrethanash historike sigurisht, por janë edhe “pasojë” e personalitetit të tyre. Shqipëria ka pasur shumë pak të tillë në histori. Nuk dua të përmend emra, sepse secili udhëheqës tek ne e mban veten për burrë shteti, dhe secili prej tyre ka tifozerinë e vet, që do më hidhej në grykë nëse ia përmend emrin njërit e nuk ia përmend tjetrit.

Ajo që dua të them dhe që është më e rëndësishme, është që burrat e shtetit nuk janë nga ata që, kur janë në pushtet, vishen si plejboja me Armani dhe vjedhin si kaçakë mali.

Nuk janë as nga ata që sapo fiton pala kundërshtare zhduken nëpër vilat jashtë Shqipërisë dhe jetojnë me llogaritë bankare të hajdutërisë së madhe. Unë e di që kështu ka për të ndodhur edhe me disa nga politikanët aktualë.

Sidomos ata që hiqen tani si patriotë, por që në fakt i kanë mbushur poturet me paratë e popullit më të stresuar në Evropë. Fan Noli e ka thënë mirë: “S'ka e s'ka si heroizma / as dhe si patriotizma / Po kur dimër del behari / s'ka si zjarri...”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›