"Njerez te Humbur", dy gjetje brenda nje nate
Nata e surprizave dhe e gjetjeve ishte ajo e se premtes qe sapo kaloi ne emisionin e perjavshem "Njerez te humbur" ne televizionin "Klan". Nje nene u lidh me vajzen e saj, te cilen nuk e kishte pare qe ne momentin qe e kishte lindur. Ajo kishte udhetuar posacerisht nga Greqia, per ta kerkuar ate ne emisionin human, te ciles I realizoi kete bashkim te shumepritur. Gjithashtu, nje histori mjaft emocionuese u percoll per publikun mbare shqiptar per fatin e nje vajze nga Durresi, e humbur prej vitit 1993. E rrembyer perpara shtepise se saj ne moshen 13 vjecare, per here te pare ajo rrefen nepermjet nje letre jeten e saj te veshtire te gjendur mes shume peripecish. Me ne fund, pas 17 vitesh largimi, asaj i jepet mundesia qe te shohe nenen dhe motren e saj ne studion e emisionit "Njerez te Humbur" direkt nga Londra. Te tjera histori te mbetura pezull per shkak te kerkimeve te bera gjate javes se kaluar u anuncuan ne vazhdimesi, per te percjelle edhe te rejat dhe hulumtimet me te fundit te cilat kane cuar stafin e gazetareve me prane gjurmeve te ketyre personave. Historia e Teuta Rrahmanit erdhi edhe nje here, kesaj here me informacione te tjera serish ne Londer dhe me ne fund nje foto e re mberriti nga Londra per nje vajze shume te ngjashme me Teuten. Por kerkimet nuk kane reshtur edhe per Luan Dallakun te zhdukur ne 24 shkurt te ketij viti. Durresi vazhdon te jete i vetmi qytet nga ku vijne telefonatat e shume qytetareve, qe tregojne se Luani endet neper zona te ndryshme te ketij qyteti. Perreth kater ore transmetimi direkt, si gjithmone emisioni gjeti mbeshtetjen dhe kontributin e te gjithe atyre personave te cilet munden te ndihmojne stafin e gazetareve nepermjet informacionit te percjelle pergjate transmetimit. Se fundmi, emisioni investigativ ka bere te mundur qe historite e personave te humbur te mund te shihen edhe gjate diteve te javes nepermjet gazetes online, gazetanjereztehumbur.com. Ne kete gazete, te gjithe shqiptaret mund te shohin ne cdo kohe informacionet me te reja dhe te fundit te cilat do ti pasurohen historive te personave te humbur dhe te zhdukur.
Nene e bije njihen per here te pare ne "Njerez te Humbur"
Nje tjeter bashkim pas 21 vitesh mungese, u anuncua direkt nga studioja e emisionit "Njerez te Humbur". Kesaj here, nga rubrika e "Ironise se fatit", nje histori tjeter gjeti zgjidhjen dhe me ne fund nje nene u bashkua me vajzen e saj. Majlinda Lena udhetoi nga Greqia per te ardhur ne Shqiperi aty ku 21 vite me pare ajo ka lene nje pjese shume te rendesishme te saj. Ne vitin 1989 ajo lindi nje vajze nga nje lidhje jashtemartesore. Ne rrethana te veshtira dhe mungese mbeshtetjeje ajo u detyrua te lere foshnjen ne maternitetin e Gjirokastres. Nderkohe, vete prej shume vitesh vazhdon te jetoje ne shtetin grek. Anuncimi i kesaj historie, fatmiresisht u perfundua me sukses. Stafi i gazetareve te emisionit "Njerez te Humbur" arriti te zbulonte se cila ishte kjo vajze dhe me ne fund pas 21 vitesh Majlinda Lenes ju dha mundesia qe te degjonte zerin e munguar prej kohesh te vajzes se saj, nepermjet studios te emisionit "Njerez te Humbur". Ne biseden e realizuar, Alketa Lena i tregoi nenes se saj se e kishte falur dhe priste qe ta takonte shume shpejt ne qytetin e Fierit, ku ajo jetonte.
Rrembehet ne vitin 1993, zbulohet vendndodhja e Myzejene Istrefit ne Londer
Kurorezimi i historise se Majlinda Lenes, me gjetjen e vajzes se saj 21 vjecare iu bashkengjit edhe nje tjeter histori, e mbetur ne mister prej vitit 1993. Myzejene Istrefi, ne moshen 13 vjecare, rrembehet perpara oborrit te shtepise se saj dhe prej 17 vitesh askush nuk mesoi per vendndodhjen e kesaj vajze. Nepermjet korrespondentit te emisionit "Njerez te Humbur" Esat Brace ajo arriti qe historine e saj, ta beje publike. Nepermjet nje letre te postuar ne adrese te emisionit te se premtes ne televizionin "Klan", ajo rrefeu per here te pare ato veshtiresi dhe dhimbje te kaluar per te gjithe keto vite kur askush nuk dinte dicka per te. Per shume vite me radhe, nga moment i rrembimit te saj ajo kishte rene pre e trafikanteve ne Itali. Pas shume vuajtjesh dhe veshtiresish ajo kishte mundur t'ia dilte mbane dhe te fillonte edhe nje here nje tjeter jete larg te shkuares se hidhur. Por kjo jete e re, nuk kishte kuptim per te pa pranine e familjes se lene ne Shqiperi. Prej 13 vitesh ankthi nena dhe motrat e Myzejene Istrefi uronin se nje dite ajo do te kthehej ne shtepi. Me ne fund, ato arriten te kishin nje bisede telefonike nga Londra dhe per here te pare arriten te shihnin nepermjet nje video Myzejenen. Ne kendin e te ftuarve, nena i beri edhe nje here thirrje se kishte shume mall per te dhe se shpejti do te takohen nga afer. Myzejene Istrefi eshte nje nga ato vajza te trafikuara te cilat kane guxuar te luftojne ndaj vuajtjeve dhe te arrijne te bashkohen me njerezit e tyre te afert. Me shpresen se dhe shume vajza te tjera qe sot trafikohen rrugeve te shteteve te huaja, do te telefonojne nje dite ne shtepine tyre, emisioni vazhdoi rrjedhen e tij per te kerkuar fatin e personave te tjere te humbur dhe te zhdukur.
I humbur ne vitin 2003, shenjat e para te jetes ne Greqi
Nje tjeter rrefim, u publikua te premten qe sapo kaloi. Kesaj here nje baba kerkon te dije se ku ndodhet djali i tij, te cilin nuk e ka pare prej vitit 2003. Riza Dervishi, babai I dy djemve te tjere, prej shume vitesh ndjen dhimbjen se djali I tij eshte I humbur dhe ai nuk di asnje gje per te. Ne dhjetor te vitit 2003, ne Selanik te Greqise, Bujar Dervishi kontakton per here te fundit nepermjet telefonit me vellane e tij, Petrit Dervishi. Ky ishte moment i fundit, qe familja e tij ka degjuar per te. Kerkimet e tyre kane qene te vazhdueshme por asnjehere nuk arriten te zbulonin rreth nje vendndodhje te mundshme te tij. Nderkohe, Riza se bashku me pjesen tjeter te familjes ne 15 mars te vitit 2008 u detyruan te shperngulen nga Gerdeci, pasi tragjedia qe ndodhi preku edhe kete familje duke i kushtuar deme te medha material dhe fizike. Perpos te gjitha ketyre vuajtjeve, Rizai vuan brengen e madhe qe prej 7 vitesh nuk e di se c'fare ka ndodhur me djalin e tij, Bujarin. Sipas verifikimeve te bera nga gazetaret e "Njerez te Humbur", Bujari nuk i ka rinovuar dokumentet e qendrimit te tij ne Greqi. Kjo tregon se ndoshta ai mund te mos ndodhet ne Greqi dhe te kete kaluar ne nje shtet tjeter. Krahas ketij verifikimi informacionet e para te mberritura tregojne se Bujari mund te vazhdoje ende te jetoje ne Greqi dhe eshte pare per here te fundit jo me shume se para nje viti.
Shenim:
Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com