E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nord Stream 1/ Publikohen pamjet e para nënujore, zbulojnë dëme të mëdha të tubacionit

Të paktën 50 metra të një tubacioni nënujor që sjell gazin rus në Gjermani mendohet se është shkatërruar nga një shpërthim muajin e kaluar.

Videoja e xhiruar nga një kompani norvegjeze robotike, duket se tregon shkatërrime masive në tubin Nord Stream 1.  Ende nuk dihet se kush apo çfarë i shkaktoi shpërthimet, teksa ka dyshime për sabotim.

Për filmimet u përdor një dron zhytës, ku u pa metali i përkulur i tubit Nord Stream, 80 metra nën sipërfaqen e detit.

“Vetëm një forcë ekstreme mund të përkulë metalin kaq të trashë në mënyrën se si ne po shohim,” tha operatori i dronëve, Trond Larsen

Dërgesat e gazit janë pezulluar që nga shpërthimet e 26 shtatorit në tubacionet që kalonin Detin Baltik, ndërsa Kremlini ka akuzuar hetuesit perëndimorë se kërkojnë të fajësojnë Rusinë për dëmin.

“Logjika elementare tregon se dëmtimi i tubacionit nuk ishte në interesin rus”, tha të martën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Udhëheqësit perëndimorë nuk kanë akuzuar drejtpërdrejt Rusinë, por BE-ja e ka akuzuar më parë Rusinë për përdorimin e furnizimeve të saj me gaz si një armë kundër Perëndimit për mbështetjen e saj për Ukrainën./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›