Sulmet ruse në Kiev/ Ministria e Jashtme greke thirrje qytetarëve të saj: Largohuni nga Ukraina

Teksa Rusia gjatë ditëve të fundit ka intensifikuar sulmet në Kiev, Ministria e Punëve të Jashtme greke ka dalë me një thirrje drejtuar qytetarëve të saj që të largohen nga Ukraina. Ndërsa për qytetarët që nuk janë larguar ende nga Ukraina, Ministria u ka rekomanduar që të kontaktojnë me Ambasadën që ndodhet në Kiev.
“Duke pasur parasysh se situata e sigurisë në Ukrainë vazhdon të jetë e rrjedhshme dhe e pasigurt, Ministria e Punëve të Jashtme vë në dukje se ajo që thuhet në njoftimet e saj nga 14 dhe 22 shkurt 2022, vazhdon të zbatohet. Në këtë kontekst, Ministria e Punëve të Jashtme ende dekurajon fuqishëm të gjitha udhëtimet në të gjithë territorin e Ukrainës. Në të njëjtën kohë u rekomandohet qytetarëve grekë që ndodhen në vend që të largohen menjëherë nga vendi. Rekomandohet gjithashtu që qytetarët grekë që nuk janë larguar, të raportojnë menjëherë informacionin e kontaktit në Ambasadën Greke në Kiev”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
/rtsh.al/