E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredite e keqija. Korriku shenon kulmin

Kreditë e këqia dhe problemet me shlyerjen e tyre janë vetëm në rritje duke regjistruar shifra të reja muaj pas muaji. Të dhënat paraprake që dalin nga Shoqata Shqiptare e Bankave tregojnë se muaji korrik arriti shifrën më të lartë të kredive të këqia në vitet e fundit.

Të dhënat tregojnë se 17.1% ishte niveli i kredive me probleme në sistem. Klasifikimi i kredive, sipas raportimeve të bankave të nivelit të dytë tregonte se në sistem në muajin  korrik ishin rreth 530 miliard lekë, shumë kjo ku përfshihen dhe interesat. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 17.1% e kësaj shume, klasifikohet si problematike për tu rikthyer. Këtu përfshinen kreditë që nuk janë vonesa në shlyerje, kreditë e dyshimta dhe kreditë që klasifikohenn si përfundimisht të humbura.

Duke përjashtuar interesat, del që rreth 90 miliard lekë janë kreditë e këqia. Burimet pranë bankave thonë se pjesa më e madhe në shumë, por jo si numër kredish i përket huamarrjes së biznesit.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›