E Diel, 1 Nëntor 2026

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, shton numrin e njohjeve

Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë në shtimin e numrit të vendeve anëtarë te OKB-ës, në njohjen e pavarsisë së Kosovës. Kështu thotë Afrim Hoti, profesor i marrëdheniëve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Ai nuk është shumë optimist rreth anatërsimit të Kosovës në OKB, në një të ardhme të afërt.

 Arritja e marrëveshjës për normalizimin e marrëdhenieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ndikojë që vendet anëtare të OKB-së, të njohin shtetin e Kosovës. Kështu thotë për Radio Kosovën, Afrim Hoti, profesor i marrëdheniëve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Ai vlerëson se ka çdo veprim pozitiv i Serbisë në normalzim të marrëdhenieve me Kosovën, do të ndikojë te disa shtete të caktuara që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Mendoj se numerikisht shumë vende anëtare të OKB-ës kanë qenë të rezervuara në njohjen e Kosovës që po e përcjellin dialogun Kosovë –Serbi. Dhe sa do lëvizje të vogla pozitive që do të bëjë Serbia në këtë drejtim besoj që do të kenë influencë që vende të caktuara të ndërmërrin hapa për njohjen e Kosovës”.

Ndërkaq duke folur për ndonjë anëtarësim të mudnëshmë të Kosovës në një të ardhme të afërt në Organizatën e Kombeve të Bashkauar, profesor Hoti nuk duket shumë optimist.

“Jo nuk mendoj se në një periudhë afatshkurtër mund të presim për një pozicionim të tillë, sepse KS i OKB-së do të zhbllokohet atëherë kur do të kemi një relaksim të raportit serbo-rus, që do të reflektojë një votë dhe një qëndrim pak pozitiv të Rusisë kundrejt çështjës së Kosoëvs“.

Hoti thotë se anatërsimi i Kosovës në OKB mund të ndodhë në kohën kur Serbia i ofrohet më shumë Bashkimit Evropian dhe do të jetë e detyruar që të përmbushë kërkesat që dalin nga Brukseli, për të gjitha vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›