E Shtunë, 31 Tetor 2026

Normalizohet kalimi në pikën kufitare të Kakavijës

Sipas tyre, gjatë 12 orëve të fundit, nëpërmjet vendkalimit kufitar të Kakavijës kanë hyrë nga Greqia 3300 shtetas shqiptarë dhe 1100 automjete. Ndërkohë, nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kanë kaluar 3000 shtetas shqiptarë dhe 950 automjete.

Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka porositur dje vartësit e tij për shtimin e masave dhe rritjen e kulturës së shërbimit nga policia për emigrantët shqiptarë dhe turistët e huaj që lëvizin në këto ditë vere dhe pushimesh.

Mësohet se po dje, Burgaj ka inspektuar edhe pikat e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë dhe Tri Urave në Përmet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›