E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo "harron" Kakanë: Do të bëjmë edhe pa të

“Duhet të heqim dorë nga ai. Nuk është. Pikë! Nuk do të qaj për mungesën e tij”. Me këto fjalë portugezi komenton mungesën e gjatë të ish-milanistit, i cili pritet të rikthehet në nëntor. Madje Mourinjos nuk i shpëton rasti të përdorë edhe ironinë: “Nuk mund ta ndërrojmë gjurin e tij. Nëse do të mundnim, do t’i jepja gjurin tim dhe do të rrija unë në stol”. Gjithsesi, kur Kaka’ të rikthehet, “do të kemi një goditje të madhe me kosto zero”.

Qetësia dhe humori i mirë për “të veçantin” vjen edhe nga fakti se brenda pak orësh do të ketë nën urdhrat e veta përforcimin më të fundit: Mesut Ozil nga Verder Bremeni, që shihet si zëvendësuesi ideal i Kakasë në mesin e fushës. Lidhur me formën e ekipit deri tani, Hoze Mourinjo preu shkurt: “Jam i kënaqur me lojtarët e mi, pasi me kaq kohë sa kemi patur në dispozicion, nuk mund të kërkoj më tepër prej tyre”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›