Normalizohet situata në Rinas, pezullimi shkaktoi dëme të mëdha financiare
aeroportin kombëtar të Rinasit Nënë Tereza, do të shoqërohet edhe me një kosto financiare. Pezullimi për të paktën 5 ditë i 60 deri në 70% të fluturimeve ka sjellë edhe një dëm financiar për aeroportin i cili ende nuk është përllogaritur. Burime zyrtare tregojnë se në Shqipëri dëmi është kryesisht tek pezullimi i fluturimeve nga pasagjerët sesa tek mallrat. Ndërsa në shumë aeroporte të Evropës dëmet përllogariten në miliarda euro. Prej ditës së djeshme kanë rinisur udhëtimet ajrore, nga aeroportet evropiane në ato zona që cilësohen si korridore të sigurta ajrore. Lajmi u konfirmua nga komisionari i BE për transportet, Sim Kallas, në përfundim të mbledhjes së këshillit të jashtëzakonshëm. Ministrat e Transporteve të vendeve të BE kanë arritur gjatë kësaj mbledhjeje një marrëveshje për hapjen e korridoreve dhe hapësirave ajrore të sigurta, për të mundësuar ngritjen e avionëve, duke nisur nga ora 8:00 e mëngjesit të djeshëm. Hiri i vullkanit të Islandës u përhap me ritme të shpejta në të gjitha vendet e Evropës, duke paralizuar fluturimin e avionëve dhe duke u shkaktuar humbje te mëdha kompanive që menaxhojnë aeroportet ndërkombëtare.