E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdhri i Mjekëve sulmon profetët e rremë: Vrasin me dashje pacientët

Profetët e rremë, ata që në të shumtën e rasteve hiqen si mjekë të vërtetë e që kanë shkaktuar kohët e fundit jo pak polemika janë sulmuar ashpër ditën e djeshme nga vetë kreu i Urdhrit të mjekëve Din Abazi. Dine Abazi, ja deklaruar ditën e djeshme se institucioni që ai drejton ,

kërkon që shteti të zbatojë ligjet, dhe të ndjekë penalisht të gjithë personat që ushtrojnë kompetencat e mjekut megjithëse nuk kanë asnjë të drejtë ligjore. Ti shkaktosh vdekjen tjetrit, duke i hequr shpresën e dhënë për zgjatje të jetës me anë të mjekimeve, do të thotë se ke kryer vepër penale, u shpreh Abazi. Profesor Abazi tregon se me raste te tilla është ndeshur edhe në të kaluarën dhe strukturat përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë. Këta njerëz ligjërisht nuk duhet të veprojnë dhe organet përkatëse mbajnë përgjegjësi për ta. Jetojmë në një  shtet ku nuk zbatohen ligjet, theksoi Abazi. Por nga ana tjetër prokuroria deklaron se nuk mund te vihet në dijeni të rasteve të tilla. Ajo pret denoncimet nga familjare jo vetëm të atyre që kanë humbur jetën, ku akuza që ngrihet është 'vrasje me dashje', por edhe të atyre që u janë shkaktuar probleme serioze për shëndetin. Ndërkohë që në Prokurorinë e Tiranës, asnjë institucion shtetëror apo individ nuk është paraqitur për të bërë kallëzim penal. Për rastin në fjalë zyrtarisht prokuroria shprehet se do të nisë hetimet, ndërsa do të presë denoncimin e të afërmve të 34-vjeçare. Gjithashtu fton të gjithë ata që u ka ndodhur ose u ndodh një mashtrim i tillë që të bëjnë kallëzimin penal në organin përkatës. Një prej rasteve  që është bërë publik edhe në një nga televizionet e vendit është edhe Adriana Ismaili e cila  para një viti deklaroi se ishte shëruar nga sëmundja e rëndë pas kurimit nga profetja që i premtoi mrekullinë. Pak muaj pas kësaj deklarate kjo grua është ndarë nga jeta, pasi ndërpreu mjekimet megjithëse kategorizohej nga mjekët e Onkologjikut në Tiranë tek pacientet rëndë. Ky emision shkaktoi një varg polemikash më pas, ku u përfshinë edhe mjekë specialistë dhe përfaqësues të fesë, të cilët që në atë kohë dënuan thirrjet e personave që deklarohen profetë dhe u kërkojnë pacientëve të heqin dore nga mjekimi. Kreu i Urdhrit të Mjekut, Dine Abazi, kërkon që shteti të zbatojë ligjet, dhe të ndjekë penalisht të gjithë personat që ushtrojnë kompetencat e mjekut megjithëse nuk kanë asnjë të drejtë ligjore.

Last Updated on E Merkure, 21 Prill 2010 20:41

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›