Shtohen femrat që pijnë duhan, meshkujt tentojnë ta lënë
Është vënë re se janë femrat të cilat janë shtuar së tepërmi kohët e fundit për sa i përket pirjes së duhanit në të kundërt nga meshkujt të cilët janë gjithnjë në përpjekje për ta lënë atë. Onkologu italian Umberto Veronesi ka deklaruar se kjo sjellje është mjaft e rrezikshme.
Për këtë motiv vetë organizata Veronesi po kërkon të kundërshtojë këtë fakt duke shpjeguar se procesi i pirjes së duhanit tek femrat është më i ndërlikuar dhe shumë më i vështirë se tek meshkujt për tu lënë. Edhe në vendin tonë numri i femrave që pijnë duhan është në rritje kohët e fundit duke lënë pas meshkujt të cilët konsiderohen më të paktë në numër. Sipas specialistëve duhani është një element shumë i rrezikshëm përsa i përket shëndetit të femrës dhe në shumë raste duhani ose nikotina e theksuar që gjendet në brendësi të cigares dëmton seriozisht disa prej organeve kryesore në trupin e njeriut.
Last Updated on E Merkure, 21 Prill 2010 20:42