E Shtunë, 31 Tetor 2026

Normalizohet trafiku ajror në Evropë. Anullimet, 1.7 miliardë dollarë humbje

Trafiku ajror në Evropë shkon drejt normalizimit të plotë. Agjencia Evropiane e Kontrollit të Trafikut, Eurocontrol, thotë se rreth 75 për qind e fluturimeve do të jenë sot në operim në Evropë, ndërkohë që vendet evropiane heqin kufizimet e lëvizjes, të ndërmarra si kundërpërgjigje ndaj hirit vullkanik të përhapur nga vullkani islandez.

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror thotë se pezullimet i kanë kushtuar industrisë së aviacionit 1.7 miliardë dollarë përfshirë 400 milionë dollarë në ditë gjatë 3 ditëve të para të ndalimit të fluturimeve. Shoqëritë e fluturimeve thonë se do të duhen ditë për të akomoduar të gjithë pasagjerët që nuk arritën të udhëtojnë gjatë periudhës rreth 1 javore, shumë prej të cilëve, të bllokuar në aeroporte të huaja, po u mbaronin paratë dhe durimi.

Pjesa më e madhe e hapësirës ajrore në Evropën qendrore dhe veriore u hapën pasi udhëzimet u rishikuan dhe prodhuesit e aeroplanëve kanë dhënë garanci se fluturimet do të jenë të sigurta. Agjencia e kontrollit të trafikut ajror Eurokontroll tha se rreth 15 mijë nga 28 mijë fluturimet e caktuara për sot do të vazhdojnë sipas planit, dhe ndoshta edhe më shumë. < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›