Kriza ajrore “vret” ekonominë

Mbyllja e hapësirës ajrore evropiane për shkak të një reje të tymit vullkanik, rrezikon të godasë rimëkëmbjen e Amerikës dhe të gjithë Evropës nga kriza e fundit ekonomike. Kompanitë ajrore kanë marrë masa të papara deri me tani, për të mbajtur nën kontroll situatën, me ç’rast numri i fluturimeve të anuluara ka arritur në 63.000, një shifër kjo që u ka sjellë deri tani dëme që arrijnë në një miliard dollarë kompanive ajrore.
Trafiku ajror evropian mund të rikthehet në nivelin 50 për qind në nivele normale gjatë ditës së sotme, nëse parashikimet e kohës tregojnë se qiejt në të gjithë kontinentin po pastrohen nga tymi që shkaktoi kaos në trafikun e të gjithë botës, njoftoi Bashkimi Evropian. Ndalesa e fluturimeve u vendos të mërkurën e kaluar, pas shpërthimit të vullkanit që bllokoi në aeroporte miliona udhëtarë. Kjo ndalesë i shkaktoi industrisë së aviacionit që sapo doli nga një periudhë krize ekonomike, dëme të cilat arritën të paktën shumën prej 200 milionë dollarësh në ditë, sipas të dhënave të fundit. Komisari i BE-së për Transportin, Siim Kallas u tha gazetarëve në Bruksel se “është e paqartë situata dhe nuk dihet nëse reja do të zhduket”.
Diego Lopez Garrido, Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane, tha se është e nevojshme të mbahen qëndrime të unifikuara evropiane në lidhje me ndalesat dhe hapjen e fluturimeve. Kompania ajrore holandeze “KLM Royal Dutch Airlines” tha se kishte kryer katër fluturime përmes resë së tymit në Holandë dhe Gjermani, por se avionët nuk kishin pasur asnjë problem gjatë fluturimit. Tymi vullkanik që u ngrit nga vullkani në Islandë, të mërkurën, ka përfshirë të gjithë Evropën, duke shkaktuar mbylljen e aeroporteve deri në jug të kontinentit dhe në lindje të tij, si në Bullgari. “Air France”, “Lufthansa” dhe “Austrian Airlines” gjithashtu kanë kryer testime gjatë fluturimeve pa udhëtarë, edhe pse fluturimet janë kryer në nivel shumë të ulët dhe jo atje ku reja e tymit është përqendruar.
Rregullatorët e hapësirës ajrore kanë të drejtë të mbyllin aeroportet në raste të rrezikut ekstrem. Por, ato mund të lejojnë gjithashtu që pilotët e kompanive ajrore të kryejnë fluturime testimi në hapësirën ajrore, në mënyrë që të kontrollohet nga afër situata. Njoftimet për testime të suksesshme të fluturimeve kanë nxitur zyrtarët e kompanive ajrore të vënë në dyshim ndalesat e imponuara nga aeroportet, për shkak të shqetësimeve se copëzat e vogla të resë së tymit mund të fikin motorët e avionit. Mundësia e pakësimit të dendësisë së tymit ka nxitur zyrtarët të kërkojnë rishikimin e ndalesave në qiejt e Evropës.
“Me kohën që po shohim tani — qiej të pastër dhe jo shumë re tymi vullkanik, sipas mendimit tonë, nuk ka asnjë arsye për të mos nisur sërish fluturimet”, tha Steven Verhagen, zëvendëspresident i “Dutch Airline Pilots Association” dhe pilot i një avioni ‘Boeing 737’ i kompanisë KLM. Por, meteorologët paralajmërojnë se situata në Evropë mbetet e paqartë dhe po ndryshon vazhdimisht në varësi të erërave, ndërsa analistët ekonomikë thonë se pasojat e kësaj krize ajrore do të vazhdojnë dhe do të jenë në fund të paimagjinueshme.
Zyra meteorologjike britanike njoftoi se nuk kishte asnjë mënyrë për të qenë të sigurt për atë që do të ndodhë në të ardhmen. Reja nuk do të jetë e pranishme në çdo copëz të qiellit, mund të ketë zona të pastra, por nuk do të jenë të gjitha njësoj, situata do të ndryshojë, tha meteorologu John Hammond.
Ekonomistët thonë se në ditët në vazhdim do të llogariten dëmet e shkaktuara nga kriza ajrore në industri, si aviacioni, turizmi dhe të tjera që varen nga trafiku ajror dhe dërgesat në kohën e duhur, nëse ndalesat do të vazhdojnë, dhimbja do të jetë e madhe, thonë analistët. Evropa është eksportuesja më e madhe dhe pasojat do të jenë të mëdha. Nga ana tjetër, e gjithë kjo do të ketë një ndikim të madh edhe në rolin e Evropës së dobësuar tashmë në botë.