E Diel, 1 Nëntor 2026

MASH ndan ne 2 pjese maturen shteterore, perfitojne edhe emigrantet

Ministria e Arsimit dhe Shkences ka vendosur te ndaje ne dy pjese provimet e Matures Shteterore, per t’u dhene mundesi aplikimi edhe personave qe kane mbaruar gjimnazin vite me pare. Ndricim Mehmeti, Shef i Sektorit te Monitorimit te Cilesise ne ministrine e Arsimit, ka bere te ditur per gazeten “Koha Jone”, vendimin me te fundit te ketij institucioni. “Procesi i Matures Shteterore, ndahet me dy pjese. Ndahet per ata qe jane maturante te ketij viti, pra qe mbarojne me 2013 dhe per ata qe, per nje arsye apo per nje tjeter, ose nuk kane hyre ne maturen shteterore, ose nuk e kane marre maturen shteterore. Ne ligj thuhet se matura shteterore ka 4 provime. Por ka nga ata nxenes, te cilet nuk kane dhene provime me zgjedhje, por qe kane dhene letersine, matematiken dhe fiziken. Keta duhet te japin vetem provimet me zgjedhje”, - eshte shprehur Mehmeti. Ai gjithashtu ben te ditur se te gjithe nxenesit maturante, duke nisur nga data 20 shkurt deri me 10 mars kane mundesi te aplikojne online dhe te plotesojne formularet A1 dhe A2. “Jane bere gati te gjitha modalitetit, qe duke filluar nga data 20 shkurt deri me 10 mars, te gjithe maturantet te aplikojne online per formularin A1 dhe formularin A2. Kjo menyre aplikimi kushton me pak kohe, eshte me i aksesueshem nga maturantet dhe krijon mundesi qe te dhenat te mos jene asnjehere te gabuara”,- eshte shprehur Mehmeti, ndersa shton se per te shmangur gabimet ne plotesimin e formulareve Ministria e Arsimit ka parashikuar qe ky proces te behen nen mbikeqyrjen e specialisteve. “Per shembull, ka nga ata maturante qe e shkruajne Petro N. Luarasi. Specialisti do te jete aty per ta keshilluar se nuk shkruhet ashtu, por te jete i plote emri i shkolles, sepse sistemi mund te mos i pranoje dhe ta nxjerre aplikimin te pavlefshem”, - eshte shprehur Mehmeti, ndersa shton se asnje maturant nuk do te penalizohet nga gabimet ne aplikim, pasi ato do te korrigjohen. Nje tjeter risi eshte edhe vendosja e nje afati tjeter per plotesimin e formulareve, duke i dhene mundesi aplikimi edhe emigranteve. Duke filluar nga data 1 deri me 10 maj, te gjithe nxenesit shqiptare me banim jashte shtetit do te kene mundesi aplikimi. “Do te kemi dhe nje faze te dyte qe ka te beje me ata qe vijne nga jashte shtetit, pra me emigrantet. Te cilet, ne do i trajtojme ne fazen mars-prill. Meqenese keta nuk kane mundesi dhe jetojne jashte shtetit, ne do t’i leme afat qe nga marsi deri ne prill te marrin dokumentacionin e tyre shkollor, nje dokumentacion i cili do t’i jape mundesi atyre qe te japin provimet me zgjedhje. Ata do te aplikojne nga datat 1 deri me 10 maj prane qendrave ku banojne dhe do t’i jepet mundesia qe edhe keta, te jene konkurrente potenciale per ne shkollen e larte”, - eshte shprehur Mehmeti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›