E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijne riprodhimet e mjeshtrit me origjine shqiptare

Sipas nipit te tij, artistit te njohur Dr. Eno Koco, i biri i piktorit te njohur Artur Tashko nuk mund te vije me 28 prill ne ekspoziten e te atit. Kjo do te thote qe ne ekspozite nuk do te kete vepra origjinale te autorit, por thjesht riprodhime, te cilat tregojne kulturen e piktorit. Ajo do te jete ne Galerine Zenit dhe ehste organizuar nga te afermit e piktorit, Dr. Eno Koco dhe familjaret e aferm te piktorit shqiptaro-amerikano-kolumbian, Artur Tashko (1901-1994). Ekspozita titullohet "Mes Konstruktivizmit e Kubizmit". Veprat e ekspozuara, ndonese jane riprodhime, sjellin artin e piktorit te ekspozuar ne shume galeri te botes dhe vetem per here te pare ne Shqiperi.

Per te folur me mire per autorin, po leme mendimet e specialisteve:

Edward Lucie Smith:

Idioma qe zgjodhi Tashkoja ishte kubizmi - jo kubizmi i Picasso-s apo i Braque, te cilet ishin shpikesit e ketij stili, por i Metzinger-it dhe Gleizes, teoricienet krye-kubiste qe iu shmangen "rregullave" ne emer te nje stili te ri, te paraqitur me 1912 ne librin e tyre "Du Cubisme". Nje nga faktoret qe mund ta kete bere Tashkon te ndjeshem ndaj kesaj rryme ishte dhe pervoja e tij si muzikant klasik, madje perpara se Tashko-ja t'i drejtohej konstruktivizmit nga mesi i viteve 1970, ndjehet interesimi i tij i vazhdueshem ne idene se arti vizual mund te sherbeje si ekuivalent optik per muziken. Ne vepren e tij gjenden nje sere subjektesh muzikore, si "Kitaristi" (1952), "Pianistja" (1964), "Akord ne Do mazhor" (1984) etj. Mjaft nga keto piktura duket te jene te bazuara mbi parime muzikore qe kane te bejne me ndarjen apo kombinimin matematik. Ndihet tek Tashkoja edhe influenca e Vasili Kandinskit i cili nepermjet tekstit "Mbi spiritualen ne art", paraqet krahasime te drejtperdrejta midis arteve pamore dhe muzikes. Ngjashmeri gjenden edhe midis linjes latino-amerikane, vecanerisht te Joaquín Torres-García-s dhe asaj te Tashkos, jo vetem ne zhvendosjen nga kubizmi ne konstruktivizem, por dhe ne tematiken (te dy kane nje afeksion te dukshem per varkat dhe detin) si dhe metodat e konstruksionit piktoresk.

Javier Gill Marin:

Veprat e hershme te Tashkos ishin ne kerkim te kubizmit, duke e shkaterruar realitetin empirik per ta rindertuar ate permjet strukturave me te thella e thelbesore. Por kubizmi i tij permbante nuanca ndjeshmerie e delikatese, ngjyre dhe drite, dashurie dhe emocione ndaj objekteve te pikturuara, te shoqeruara gjithmone nga perzgjedhja e tij analitike. Pikturat e tij jane nje celebrim martese midis dickaje shume mashkullore dhe nje lloj shprehjeje me femerore, fuzion i intelektit dhe ndjeshmerise, refleksionit dhe bukurise.

Veprat e tij evokojne jehona te cilat jane afer dhe larg ne kohe, duke perfshire ato te Léger, Matisse, Torres García dhe shume ndjekesve e mbrojtesve te tjere te parimeve kubiste. Tashko edhe pse i frymezuar nga shpirti kubist, zgjidhjet formale te artit te tij percaktoheshin gjithmone nga qenia e tij. Ndoshta ishte dashuria e tij per muziken ajo qe beri te mundur gjetjen e perberesve se duhur sensual per pikturat e tij. Veprat e tij shfaqen si kompozime tingelluese, shpesh duke ofruar nje model vizual te ngjashem me tingujt e valezuar e magjepes te flautit. Pak nga pak, pikturat e tij nisin te ndertohen ne kontrapunkte kromatike, muzike vizuale, ku veprojne fusha energjie te strukturuara ne sensin melodioz dhe harmonik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›