E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegji 32-vjecari bleu 6 tone pleh artificial

Norvegjezi, që dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin në qendër të Osllos duke vrarë shtatë persona dhe se ka qëlluar për vdekje 84 të rinj në një takim politik në ishullin Utoja, ka blerë 6 tonë pleh artificial në muajin maj, ka thënë një  firmë për furnizimin e fermave.

Disa lloje të plehut bujqësor janë përdorur në të kaluarën për të krijuar eksplozivë.

I dyshuari, i identifikuar si Anders Behring Breivik, ka bërë porosinë përmes kompanisë së tij.

“Këtë mallra janë dorëzuar më 4 maj”, ka thënë Odny Estenstad, një zëdhënës i zinxhirit furnizues bujqësor për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Ai nuk ka dhënë detaje për llojin e plehut bujqësor, por ka thënë se, porosia prej 6 tonësh të plehut, në rrethana normale është e vogël për një prodhues bujqësor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›