Deshmite tronditese te tragjedise

Kjo ishte deshmia e njerit prej te rinjve qe arriten t'i shpetonin plumbave ne ishullin e Utoeya-s, 30 km larg Oslos. Djaloshi qe beri kete pohim tregonte nga faqja e tij e Tëitter-it sesi te shtenat vazhdonin akoma ne kohen qe ai shkruante. Pati plot deshmi te tilla, te cilat, permes internetit dhe sms-se, percollen kroniken ne direkt te nje makthi. Te tjere rrefyen me pas se c`kishin pare e degjuar.
"Kishte nje cante te mbushur me arme, kishte plot arme me vete. Pati shume te vrare, une shpetova. U perpoqa te shpetoja edhe te tjere, u perpoqa sa munda, por per disa, nuk arrita te bej asgje", thotë një i ri.
Nje tjeter e mbijetuar, 16-vjecarja Kavitra Aravintan, tregon sesi ne mesin e konfuzionit te krijuar, disa nga te rinjte menduan se personi i armatosur thjesht po bente shaka.
"Ishim mbledhur e thjesht po rrinim. Ai erdhi e nisi te bertiste. Menduam se po tallej....", thotë ajo.
Dikush tjeter rrefen se u hoq si i vdekur, qe t'i shpetonte terbimit te agresorit. Pavaresisht sulmit, lideri I levizjes rinore laburiste ne norvegji, Eskil Pedersen, tha se iniciativa e kampingut, do te vazhdoje.
"Kampi yne veror ka qene perhere nje event i jashtezakonshem. Njerezit kane mesuar prej tij e kane krijuar miqesi te reja. Kjo qe ndodhi ishte vertet nje tragjedi dhe ne do te vazhdojme te punojme fort, tanime edhe per kujtimin e njerezve qe humbem", thotë Pedersen.
Shefja e diplomacise amerikane, Hillari Klinton percolli ngushellimet e saj dhe solidaritetin ne nje moment te
"Dua t'i shpreh popullit te Norvegjise simpatine time dhe solidaritetin e plote. Shtetet e Bashkuara denojne cdo forme terrorizmi, ngado qe vjen ajo. Nje tragjedi e tille godet drejt e ne zemren e nje populli paqesor. Norvegjia njihet mire per perpjekjet e saj ne zgjidhjen e konflikteve, bashkimin e njerezve, dhe ka qene per te gjithe shembull i nderveprimit shoqeror", u shpreh Klinton.
E perditshmja norvegjeze Verdens Gang citon nje mik te Anders Breivik, personit qe besohet se eshte autori i te dy sulmeve, te thote se 32-vjecari ishte kthyer ne nje ekstremist te krahut te djathte qe ne moshen 20 vjec. Ai nuk ngurronte t'i shprehte edhe online pikepamjet e fuqishem nacionaliste dhe ishte kundershtar i betuar i idese se njerezit me backgrounde te ndryshme kulturore, mund te jetojne qetesisht perkrah njeri-tjetrit.