Norvegji, Breivik kërkon dorëheqjen e qeverisë
OSLO- Autori i sulmit të dyfishtë të 22 korrikut në Norvegji, Anders Behring Breivik, kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe të shtabit të përgjithshëm si dhe shfuqizimin e mbretit të Norvegjisë,Harald V, për të folur më tepër përpara hetuesve, njofton televizioni publik norvegjez NRK.
Përveç kësaj ekstremisti norvegjez 32 vjeç kërkoi të emërohet në krye të ushtrisë gjatë seancës së dytë pyetësore të premten, bëri të ditur NRK dje në mbrëmje.
Edhe pse policia nuk ia pranoi kërkesat, autori i masakrës që shkaktoi 77 të vdekur në Oslo dhe në ishullin Utoja bashkëpunoi me policinë gjatë një seance pyetësore 10 orëshe.
Behring Breivik pritet t'u nënshtrohet analizave psikiatrike për të përcaktuar nëse ai është penalisht përgjegjës dhe ekspertiza e dy mjekëve norvegjezë do të kryhet deri në nëntor. Ndërsa avokati i tij është shprehur më parë se Breivik ka të ngjarë të ketë proleme mendore.
(s.g/atsh/balkanWeb)