Shtëpia e Bardhë, në "alarm" nga fotot e Rio Ferdinand
WASHINGTON- Një foto e publikuar në Tuiter nga Rio Ferdinand, ka acaruar jo pak stafin e sigurisë të presidentit të SHBA-së Barak Obama.
Gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë, mbrojtësi i Mançester Junajtid ka shkrepur disa foto në dhomat sekrete të kreut të shtetit amerikan dhe më pas i ka vendosur në Tuiterin e tij.
Por, ato janë zhdukur shumë shpejt dhe janë zëvendësuar me një karton, ku shpjegohet ky veprim. Sipas shërbimeve sekrete, fotot nuk ishin aq të pafajshme sa i përshkruante Ferdinand, pasi përfshinin disa anëtarë të stafit personal të Obamës.
Por, ajo që ka zemëruar më shumë amerikanët ka qenë komenti i mbrojtësit të Mançesterit, sipas të cilit "siguria në Shtëpinë e Bardhë duhet përforcuar". Pak minuta më pas, fotot janë zhdukur.
(s.g/balkanWeb)