E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi fundoset anija me 200 emigrante ne bord

Është 75 numri i viktimave nga fundosja e një anije, 220 km nga ishulli Christmas në territorin Australian. Në bordin e anijes ndodheshin 200 emigrantë dhe ishulli është i njohur për azilkërkuesit. Po ashtu Christmas Island është pika më e frekuentuar për këdo që tenton të shkojë në Australi nëpërmjet Indonezisë. Autoritetet australiane morën sinjal nga të mbijetuarit për fundosjen e anijes dhe për numrin e lartë të viktimave. 
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar anije tregtare të mobilizuara për shpëtimin e të mbijetuarve, ndërkohë që kanë mbërritur 2 anije nga marina ushtarake australiane. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›